Fjalimi drithërues i fitores/ Dalin pamjet nga dhoma e zhveshjes e Italisë para finales së Euro 2020

13/07/2021 22:12

Roberto Mancini u tha lojtarëve se ishin të zotët e fatit të tyre përpara finales kundër Anglisë.

Trajneri i Azzurrëve filloi të rendisë lojtarët që do të startonin kundër Tre Luanëve në Wembley dhe kishte kohë për një shaka për të lehtësuar tensionin përpara finales së Euro 2020. “Gigio, Dilo, Leo, Giorgio, Spina …”, dëgjohet duke thënë Mancini.

I lënduari Leonardo Spinazzola, i cili dëmtoi thembrën e Akilit gjatë çerekfinales kundër Belgjikës, u përfshi në formacion. Por, emri i mbrojtësit të Romës u fshi pas disa të qeshurave dhe u zëvendësua nga mbrojtësi i Chelseat, Emerson Palmieri.

“Emerson, Jorgio, Marco, Bare, Ciro, Lorenzo dhe Federico”, vazhdoi Mancini. Pasi kishte emëruar formacionin startues, fjalimi i trajnerit para lojërave ishte i shkurtër dhe konçiz. “Nuk kam asgjë më shumë për të thënë. Ju e dini se çfarë jeni, ne nuk jemi këtu rastësisht”, shtoi trajneri. “Ne jemi zotërit e fatit tonë, ju e dini se çfarë duhet të bëni”.

Italia fitoi 3-2 në penallti ndaj Anglisë, duke fituar kështu trofeun e dytë në histori të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA