Një 19-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë angleze pasi u kap duke u kujdesur për 213 bimë narkotike në një shtëpi bari.
Drilon Zelaj kishte mbjellë drogën në gjashtë dhoma në një shtëpi të madhe me katër kate në Bradford.
Sipas medias britanike, policia kishte monitoruar të riun shqiptar për disa muaj.
Zelaj fillimisht nuk ua hapi derën efektivëve të policisë, por ato u futën nga dera e prapme, pasi dëgjonin lëvizjet e 19-vjeçarit brenda godinës dhe më pas bënë arrestimin e tij.
Ai fillimisht mohoi se ishte përfshirë në prodhimin e bimëve të kanabisit dhe tha se nuk e kishte ndërtuar ai shtëpinë e barit dhe se roli i tij ishte të ujiste bimët dhe të ndizte e fikte dritat.
Prokurori Ken Green tha se Zelaj nuk kishte dënime të mëparshme në Mbretërinë e Bashkuar.
19-vjeçari tha para gjykatës se ai kishte mbërritur në Angli nga Franca për një jetë më të mirë dhe me shpresën për t’i dërguar para familjes së tij të varfër në Shqipëri.
Zelaj fillimisht kishte punuar në një lavazh makinash përpara se të merrej me kultivimin e bimëve narkotike.
Top Channel