Coca-Cola Bottling Shqipëria prezanton paketime të reja, ME PLASTIKE 100% TE RICIKLUAR për një ekonomi më qarkore

13/07/2021 16:44

Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS), ofron prej pak javësh në tregun shqiptar, shishet e saj të para me plastikë 100% të ricikluar (rPET), për të gjitha markat në portofolin e kompanisë në formatet 0.45L& 0.9L, duke investuar në një total prej 4,740,000 paketimesh, vetëm në vitin 2021.

“Rruga jonë drejt paketimit të riciklueshëm 100% tashmë ka filluar dhe tani po përparon edhe në plastikën e ricikluar, e cila mundëson qarkullimin nga shishja- në shishe- në një shishe të re. Kështu, ne jemi duke kontribuar në modelin e riciklimit të shisheve plastike, duke ofruar PET të riciklueshëm dhe duke operuar me PET të ricikluar, me përfitues të drejtpërdrejtë: konsumatorët dhe ekonomia lokale “, shton Luca Busi – President i Coca-Cola Bottling Shqipëria.

Kjo risi, në prodhimin me shishe rPET, është pjesë e strategjisë afatgjatë të kompanisë “The Coca-Cola Company”, në kuadër të projektit “Bota pa Mbetje”, e cila rezervon projekte ambicioze dhe të qëndrueshme në vitet e ardhshme në Shqipëri.

CCBS përveç përdorimit në rritje të plastikës së ricikluar në paketim, ka patur një vëmendje të shtuar ndaj çështjeve mjedisore që prej vitit 2010 dhe përmendim këtu iniciativat si:

  • Sistemin e Pastrimit të Ujit, pastrimi i ujit të shkarkuar për ri-përdorim në vaditje pemësh etj.
  • Mbjellje e shumë pemëve pranë Liqenit Artificial në Tiranë& investime në ambiente rekreative.
  • Nisma të ndryshme për pastrimin e vijës bregdetare në Shqipëri.
  • Reduktimin vjetor të 242-ton CO2 përmes 76 makinave 100% elektrike, duke u zgjeruar në Tiranë, Durrës e Kavajë.
  • Nxit dhe mbështet ndërtimin e një infrastrukture të duhur për stacionet elektrike duke investuar në 9 stacione në Tiranë, Durrës e Kavajë, si kontribut i shtuar në reduktimin e CO2 nga emetimi i gazrave urban.
  • Investimet aktualenë paneleve fotovoltaike, e cila redukton CO2 në atmosferë, për një të ardhme më të mirë për të gjithë Shqiptarët.

Në vijim të praktikave të mira dhe në mbështetje të procesit të riciklimit, Coca-Cola në Shqipëri prezanton edhe shishen e re dinamike të produktit Sprite, një largim nga paketimi i saj historik jeshil, në PET transparent të riciklueshëm dhe të ricikluar, një shishe më e “Qartë”.

Paketimete produkteve në PET transparent, ofrojnë riciklim më të lehtë për t’u kthyer sërisht në shishe. Kjo lëvizje është njëtjetër investim, në kuadër të projektit ndërkombëtar “Bota pa Mbetje”.

Tiranë, korrik 2021

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA