Balluku takon homologun kroat/ Nga ndërtimi i Korridorit Blu te bashkëpunimi në fushën e aviacionit, ja çfarë kanë diskutuar

13/07/2021 17:14

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku është takuar sot me homologun kroat, Oleg Butković, me të cilin diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në sektorin e transportit dhe infrastrukturës rrugore.

Gjatë fjalës së saj, Balluku shpjegoi edhe se çfarë kanë diskutuar konkretisht sa i përket fushës së aviacionit civil apo edhe korridorit blu që pritet të nisin punimet sëshpejti.

Balluku: Ne kemi biseduar për të gjitha hapat që di të hedhim në të ardhmen, duke nisur nga projekti me i rëndësishëm që Shqipëria ka, ndërkohë që Kroacia e ka nisur prej vitesh, Korridori Blu, ose Korridori Adriatiko-Jonian, që përshkon të gjithë anën e Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria ka një pjesë të rëndësishme për të, por për shkak të problematikave që solli pandemia ne e stopuam punën dhe në vjeshtë ne do nisim edhe një herë garën për ndërtimin e Korridorit Blu.

Kemi diskutuar edhe për bashkëpunimin në fushën e aviacionit civil midis dy vendeve. Duke qenë se aviacioni është një nga industritë më të avancuara dhe që u godit rëndë nga pandemia, por që ka filluar të rimëkëmbët dhe shpresojmë shumë që në një tryezë të përbashkët të kemi një bisedë të detajuar bashkëpunimi në disa nënsektorë të aviacionit duke nisur nga fluturimet direkte deri të shkëmbimet e eksperiencës për navigimin ajror.

Top Channel