A do ta shkarkojë Basha kreun e Këshillit Kombëtar? Nishani: Kam edhe 2 vjet mandat

13/07/2021 18:31

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani ka folur në “Top Talk” për ndryshimet statutore që pritet të ndodhin në Partinë Demokratike duke thënë se askush nuk ka të drejtë t’ia ndërpresë mandatin automatikisht.

Nishani tha se mund të ketë kërkesë për shkarkimin e tij, megjithëse ka edhe 2 vite që t’i përfundojë mandati.

Dyrnjaja: A do të konkurroni sërish për kreun e Këshillit Kombëtar të PD në datën 17?

Nishani: Unë kam një mandate 4 vjeçar, i cili parashikohet në statut që të mos ndërpritet nga askush. Nuk ka të drejtë askush të ndërpresë mandatin 4 vjeçar, i cili është vetëm në gjysmën e tij. Janë vetëm 2 vite, do vazhdoj të jem kryetar i këshillit kombëtar dhe për dy vitet e ardhshme. Mund të  bëjnë kërkesë për shkarkim, por jo të ndërpritet automatikisht…

Dyrnjaja: A është e pritshme kjo kërkesë?

Nishani: Nuk e di, nuk mund të bëj gjykim por është e drejtë e Këshillit Kombëtar që ashtu siç ka propozuar edhe ka votuar, mund të marrë iniciativën për ta shkarkuar kryetarin e Këshillit Kombëtar. Nuk ka ndonjë problem statutor apo të rregullit në funksionimin politik. Po flas për mandatin… Është 4 vjeçar dhe përfundon pas 2 vitesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA