![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/cca4f2d89ad5a092d03fd9544a5af70e84e4b4ca_sd-800x450.jpg)
Perëndimi i SHBA është goditur nga një tjetër valë e të nxehtit, me termometrin që shënon 53 gradë Celsius.
Për pasojë, vendi më i nxehtë në botë, Lugina e Vdekjes, iu afrohet temperaturës më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Lugina e Vdekjes përjetoi 134 gradë në 1913 dhe asnjë stacion moti rekord nuk ka dokumentuar një temperaturë më të lartë në Tokë..
Kjo është vala e dytë e motit ekstrem, që godet rajonin brenda pak javësh.
Zjarri më i madh deri më tani këtë vit në Kaliforni, përgjatë kufirit me Nevada, është zgjeruar me 348,4 km katrorë tokë .
Ndërsa në Oregon, 582.4 kilometra katrorë të Pyjeve Kombëtare të vendit, u shkatërruan.
Gati 30 milion njerëz u këshilluan të kenë kujdes, teksa temperaturat janë 10 deri 20 gradë mbi mesataren.
Afro 95% e Perëndimit po përjeton thatësira të mëdha ndërkohë që nxehtësia vazhdon të ushqejë zjarret.
Në juglindjen e Uashingtonit, një zjarr u rrit deri në gati 60 milje katrore. Në Idaho, rrufeja goditi zonat e prekura nga thatësira, duke bërë që Guvernatori të dërgojë Gardën Kombëtare për përballimin e gjendjes së jashtëzakonshme.
Top Channel