S’e pranojnë humbjen në shtëpinë e tyre, tifozët anglezë rrahin çdo tifoz italian që u del para

12/07/2021 08:52

Krahas atmosferës së zjarrtë të krijuar nga fitorja e Italisë në “Euro 2020”, është krijuar edhe një anë e errët në stadiumin anglez.

Disa tifozë anglezë janë mbledhur në dalje të një portë të stadiumit Wembley dhe së bashku rrahin çdo tifoz italian që del prej aty.

Forcat e sigurisë e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë në kohë dhe për këtë arsye është tentuar që italianët të rifuten në stadium derisa situata të qetësohet.

Duket se është e vështirë që anglezët ta pranojnë se humbën në shtëpinë e tyre.

 

 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel