
24/02 23:02
Rrufeja vrau të paktën 11 njerëz dhe plagosi disa të tjerë në qytetin Jaipur në veri të Indisë.
Viktimat po bënin fotografi në shi, në majë të një kulle vrojtimi, e cila është atraksion i njohur turistik.
27 persona ishin në kullën Amer Fort kur ndodhi incidenti.
Një zyrtar i lartë i policisë u tha mediave se shumica e viktimave janë të rinj.
Të dielën, në shtetin Rajasthan të Indisë, ku ndodhet edhe Jaipuri u regjistruan edhe nëntë viktima të tjera nga rrufetë.
Rrufetë vrasin mesatarisht rreth 2,000 indianë çdo vit.
Sezoni i shirave monsun në Indi, i cili sjell reshje të furishme, zgjat zakonisht nga qershori deri në shtator.
Top Channel