OBSH: Turmat pa maska në Euro 2020 ishin shkatërruese

12/07/2021 19:55

Epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove i ka konsideruar shkatërruese turmat e njerëzve pa maska, duke kënduar dhe brohoritur në finalen e kampionatit evropian të futbollit, “Euro 2020”.

Ndeshja midis Italisë dhe Anglisë u zhvillua të dielën në  stadiumin Wembely të Londrës, në kohën kur varianti Delta i koronavirusit po shkakton rritje të të infektuarve.

OBSH-ja zakonisht përmbahet nga vërejtjet për politikat e shteteve anëtare, por Van Kerkhove tha se pamja e mbi 60,000 spektatorëve në stadium ishte “shkatërruese”.

“A duhet të kënaqem teksa shoh transmetimin përpara syve të mi?!”, shkroi Van Kerkhove në Twitter, duke shtuar se varianti Delta “do të përfitojë nga njerëzit e pavaksinuar”.

Më herët, kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka mbrojtur vendimin për të lejuar më shumë se 60,000 tifozë të marrin pjesë në ndeshjen finale, duke thënë se ajo do të organizohet në një mënyrë të kujdesshme dhe të kontrolluar, me testimin e të gjithëve që shkojnë atje.

Globalisht, shkalla e infeksionit me koronavirus është duke u rritur.

Javën e kaluar kanë qenë mbi 2.6 milionë raste të reja; Evropa ka përjetuar rritje, sipas OBSH-së në raportin e saj të fundit epidemiologjik. Kujtojmë se koronavirusi ka vrarë mbi katër milionë njerëz në të gjithë botën.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA