Mbajti hapur lokalin pas orarit të caktuar, gjobitet me 1 mln lekë pronari

12/07/2021 13:04

Një pronar lokali u gjobit me 1.000.000 lekë për thyerje të rregullave anticovid.

S.D. po mbante hapur biznesin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

DVP Durrës

Ushtronte aktivitetin në subjektin e tij, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëshkohet me masë administrative pronari.  Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”, procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Pushtim toke”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës vijojnë kontrollet me qëllim garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e subjekteve që vijojnë aktivitetet pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.    Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin S. D., pronari i një subjekti që u konstatua duke vijuar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 23 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës, pasi në banesë, ka dhunuar për motive të dobëta, kushëririn e tij, shtetasin A.(J). H., 39 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht shtetasit L. S., dhe J. S., banues në Gramëz, Krujë, pasi prej vitesh i kanë zaptuar një sipërfaqe toke shtetasit Gj. C. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA