Italia fitoi “Euro 2020”/ Balla: Kupa e Europës qëndron në BE!

12/07/2021 10:53

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar ekipin e kombëtares së futbollit të Italisë për fitoren e kupës së Europës.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla shkruan se “Kupa qëndron në BE”, shoqëruar me nota humori.

Vetë Balla është tifoz i Gjermanisë, që u eliminua më herët nga Anglia.

“Axurrët” fituan falë goditjeve nga pika e bardhë e 11-metërshit, me rezultatin 3 me 2 ndaj “3 luanëve”.

Top Channel