Giggi Donnarumma u shpall lojtari i “Euro 2020”: Ishim të jashtëzakonshëm, s’u dorëzuam në asnjë centimetër

12/07/2021 08:21

Giggi Donnarumma u shpall lojtari i “Euro 2020”, pasi portieri 22-vjeçar i dha trofeun e dytë në histori të kampionit të Europës, Italisë.

Ai u bë protagonist në pritjen e dy penalltive kundër Anglisë në finale që u fitua nga Italia, ndërsa në përfundim të ndeshjes ka folur pwr ekipin.

“Ishim të jashtëzakonshëm. Nuk u dorëzua në asnjë centimetër. Të gjithë e dimë nga e kemi filluar. Është një gjë e pabesueshme, ne jemi një ekip fantastik dhe e merituam këtë sukses. Ne jemi ata që nuk dorëzohemi kurrë. Ata që janë të kujdesshëm në çdo top, Nuk ishte e lehtë, por ishim spektakolarë, të shkëlqyeshëm, i meritojmë të gjithë këto. Në gjurmët e Bufon? Xhixhi është më i miri nga të gjithë! Gjithmonë përpiqem të bëj më të mirën time dhe të jem gati. Ai është numri një, të shikojmë se ku do të arrij të shkoj unë”, u shpreh Donaruma për “Rai Sport”.

Top Channel