Festivali i Kanës/ Bella Hadid mbulon gjoksin me varësen e ‘mushkërive të arta’ nga Schiaparelli (fotot)

12/07/2021 20:05

Bella Hadid habiti fotografët dje në Festivalin e Filmit në Kanë me një varëse domethënëse, ndryshe nga çdokush tjetër në tapetin e kuq.

24 vjeçarja Hadid mbante një varëse në ngjyrë të florinjtë me motive të frymëzuara nga mushkëritë e njeriut, e krijuar nga Daniel Roseberry për koleksionin e Schiaparelli.

Vepra e quajtur “Trompe l’œil” (Iluzion syri) përshkruan iluzionin artistik që bën të besosh se një detaj i sheshtë apo i pikturuar që po sheh të duket si objekt tre-dimensional.

Modelja mbante veshur një fustan të zi me mëngë të gjata me një hapje të ulët në gjoks.

Modelja njihet për veshjet e saj teksa dhe javës që shkoi ka ardhur në tapetin e kuq në premierën e filmit “Annette” me një fustan bardhë e zi, të kombinuar me atë që konsiderohej si versioni i fundit i shallit gjithëpërfshirës.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA