Dhunohen tifozët italianë/ Sulmohen në ambientet e stadiumit në Londër

12/07/2021 16:13

Evropiani shëtitës i këtij viti u mbyll me finalen e madhe mes Italisë dhe Anglisë në Wembley të Londrës. megjithatë tifozët anglezë nuk harruan takimin e tyre me sjelljet e dhunshme si përpara ashtu edhe pas ndeshjes.

Ndërsa në fillimin e ndeshjes qindra prej tyre tentuan të hynin në stadium edhe pse nuk ishin të pajisur me biletë, në orët në vazhdim në rrugët e Londrës u panë edhe përplasje mes tyre dhe policisë. Dhuna vijoi edhe pas përfundimit të finales së Euro 2020, me tifozët anglezë që sulmuan ashpër ata italian.

Sigurisht që një situatë e tillë kërkoi edhe ndërhyrjen e policisë dhe sipas Scotlan Yard në mbrëmjen e së dielës u arrestuan 50 persona.

Sigurisht që arrestimet kanë të bëjnë më shumë me tentativën për të hyrë në stadium të tifozëve pa biletë, ndërkohë që video të ndryshme tregojnë se në shënjestrën e tifozëve anglezë janë vënë edhe tifozë italianë. për më tepër u bënë denoncime edhe për thyerje të normave anti-covid për grumbullime të paautorizuar.

Ngjarjet e turpshme të mbrëmjes të së dielës u komentuan edhe nga Ministrja e brendshme britanike Priti Patel që dënoi dhunën e shfaqur në kryeqytetin anglez teksa përkufizoi si minorancë numrin e personave të dhunshëm dhe që nuk janë tifozë të vërtetë për të shprehur më pas edhe mirënjohjen ndaj agjentëve të policisë

 

Top Channel