“Shikoja nga dritarja e shtëpisë ndërtimin e Wembley”/ Imazhi plot kuptim i Sterling

11/07/2021 16:50

Raheem Sterling ka postuar një imazh në faqen e tij në Twitter pak orë para se të nisë ndeshja, duke përshkruar udhëtimin e tij nga rritja në veri të Londrës për të luajtur në finalen e “Euro 2020” në Wembley.

Ylli i Manchester City, i cili lindi në Xhamajka, u rrit në hijen e Stadiumit Wembley dhe më parë ka thënë se ai e pa atë duke u rindërtuar nga kopshti i tij i shtëpisë.

Disa prej ekspertëve kanë thënë se nëse Anglia mund Italinë sonte, Sterling mund të quhet lojtari i turneut.

 

 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel