Daniela Gjoka është vajza 19-vjeçare e cila ndërroi jetë pas shpërthimit të bombolës së gazit në hotelin në pronësi të familjes së saj në Velipojë më 4 korrik.
Ajo ndërroi jetë në spital në Itali pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.
E reja mbylli sytë përgjithmonë duke mos dalë kurrë nuse e veshur me të bardha nga dera e shtëpisë. Ajo ishte e fejuar dhe kishte planifikuar të martohej në muajin gusht të këtij viti.
Si ndodhi ngjarja?
Kryefamiljarja Alketa Gjoka 40 vjeç, ka tentuar të ndezë një prej bombolave të gazit, e cila ka pasur rrjedhje dhe ka shpërthyer.
Flakët kanë përfshirë dhomën, por edhe të gjithë hotelin duke plagosur rëndë 4 anëtarët e familjes Gjoka, 40-vjeçaren dhe vajzat: Danjela Gjoka 19 vjeç si dhe dy fëmijët e mitur 15 dhe 12 vjeç.
Ato fillimisht u transportuan për në spitalin e Shkodrës, por më pas për shkak të plagëve të marra janë nisur për në Tiranë dhe më pas në Itali.
Në ato momente shpëtimi nga flakët ishte hedhja në pishinë, kur shihnin hotelin të shkrumbohej, por mjekët jashtë kamerave thanë se uji me klor në fakt nuk i ka ndihmuar por u ka dëmtuar lëkurën, ndërsa djegia e tyre konsiderohet e gradës së tretë mbi 80%.
Më serioze nga 3 të mbijetuarat mbetet gjendja e motrës tjetër.
Top Channel