Papa Françesku u shfaq në publik për herë të parë qëkur iu nënshtrua operacionit për një problem në zorrën e trashë, një javë më parë.
Duke qenë në gjendje të mirë shëndetësore, Papa, 84-vjeçar, udhëhoqi lutjet javore nga ballkoni i Spitalit Gemelli në Romë, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Qindra njerëz u mblodhën jashtë spitalit. “Jam i lumtur që jam në gjendje të mbaj takimin e së dielës Angelus edhe nga këtu”, i tha Papa turmës.
“E kam ndjerë thellësisht afërsinë tuaj dhe mbështetjen e lutjeve tuaja. Faleminderit nga zemra”, tha ai.
Vatikani tha se Papa i është përgjigjur mirë trajtimit, por ende nuk dihet edhe sa do të qëndrojë në spital.
Në vitin 2014, Papa u detyrua të anulojë disa takime të rëndësishme, për shkak të një sëmundjeje në stomak.
Top Channel