Lë Zvicrën për Kosovën/ Biznesmeni i huaj jeton në Gracanicë

11/07/2021 20:23

Ndryshe nga shumë kosovarë, që zgjedhin ta lënë vendin për një jetë më të mirë në perëndim, Andreas Wormser ka lënë Zvicrën për Kosovën.

Për herë të parë, ai erdhi në vitin 1999 dhe shërbeu pese vjet si atashe i shtetit zviceran, duke ndihmuar kthimin e refugjatëve.

Por, më 2008 ai vendosi të jetojnë në qytetin e Graçanicës ku hapi edhe një biznes me qëllim që të sjell sa më shumë turistë.

Andreas tregon se ardhja e tij në Kosovë ishte pritur me habi nga familja. Megjithatë, ai i konsideron punëtorët si familje të dytë, të cilët i përkasin tri nacionaliteteve.
Përveç Andreas, në Kosovë jetojnë 2322 shtetas të huaj, prej tyre 2191 me leje qëndrim të përkohshëm dhe 131 me leje qëndrim të përhershëm.

Vetëm gjatë periudhës janar- qershor të këtij viti, 166 persona kanë fituar shtetësinë e Kosovës.
Në kërkim të vendeve më të freskëta/ Në Dardhë, dhjetëra vizitorë “ndjekin” temperaturat e ulëta.

Top Channel