Numri i viktimave të nxjerra nga rrënojat e një godine të shembur në periferi të Miami-t në Florida u rrit në 78, me 14 trupa të tjerë të zbuluar nga një ditë më parë.
Është një “numër tronditës dhe pikëllues që prek të gjithë ne shumë, shumë thellë”, tha në një konferencë për media kryetarja e bashkisë Miami-Dade, Daniella Levine Cava.
Nga 78 trupa të zbuluar deri më tani, 47 janë identifikuar. Besohet se akoma ka 62 persona të pagjetur nën rrënojat e shembjes 12-katëshe.
Kërkimi përmes grumbullit të rrënojave masive ka vazhduar vazhdimisht që kur rreth gjysma e ndërtesës Champlain Towers South u shemb më 24 qershor. Por dje, përpjekja u transformua zyrtarisht nga një mision “kërkimi dhe shpëtimi” në një përpjekje “rikuperimi”.
Kryetarja e bashkisë dje tha se anëtarët e familjes së viktimave ishin “të gatshëm” për këtë dallim që do të bëhej.
“Ata janë duke pritur të mbyllet”, tha ajo, duke shtuar se janë “në pritjet për të gjetur viktimat dhe për t’i dhënë fund kësaj”.
Përderisa kërkimi vazhdon, dhjetëra procese gjyqësore janë duke u ngritur kundër pronarëve të ndërtesës, e cila është akuzuar për injorimin e paralajmërimeve për stabilitetin e strukturës. Midis atyre proceseve gjyqësore, njëra është ngritur në emër të familjes së djalit adoleshent i cili ishte i vetmi që mbijetoi pasi u nxor nga rrënojat më 24 qershor.
Gjithashtu, qindra ndërtesa të tjera banimi në zonë tani janë duke u kontrolluar për integritetin strukturor, me dyshimin se rregulloret e lehtësuara të ndërtimit të dizajnuara për të ndihmuar rritjen që ishin në fuqi për dekada, mund të kenë kompromentuar sigurinë.
Top Channel