Debat i fortë në Greqi për lirinë artistike, ndërpritet koncerti për shkak të gjuhës së këngës
Kompania farmaceutike amerikane Pfizer do të aplikojë për autorizim në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) për dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19) të prodhuar me partnerin e saj gjerman BioNTech.
Në një deklaratë për Associated Press, kompania tha se do të aplikojë në FDA për miratimin e një doze të tretë të një vaksine për të rritur imunitetin ndaj pandemisë dhe potencialisht të ndalojë përhapjen e varianteve të COVID-19.
Në deklaratë thuhet se vaksina aktuale është azhurnuar kundër variantit Delta që u shfaq në Indi dhe se doza e tretë e vaksinës, e cila do të administrohet brenda 12 muajsh pas dozës së dytë, do të ketë efekt të fortë në parandalimin e varianteve të reja të virusit.
Vaksina BNT162b2 e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech mori “miratim për përdorim emergjent” nga FDA më 11 dhjetor 2020.
Top Channel