Nuk shihej nga Toka, NASA zbulon nga hapësira fenomenin shqetësues!

10/07/2021 11:08

Ka qenë një vit i vështirë ky për Siberinë, e cila arriti të shënonte në muajin qershor një temperature që nuk ishte parë ndonjëherë në këto zonal 48 gradë Celsius.

Tani, disa pjesë të rajonit janë përfshirë nga flakët. NASA shpërndau disa pamje satelitore të vatrave gjigante të zjarreve atje të fotografuara nga hapësira. Një prej tyre tregonte një batanije tymi që po shtrihej ngadalë pranë qytetit Yakutsk.

“Të dhënat nga sateliti treguan se disa zjarre të vogla u dogjën pareshtur në zonë për javë të tëra, por pati disa shpërthime të konsiderueshme në javën e fundit të qershorit”, tha NASA, që dukeshin të pashpjegueshme krahasuar me trendin e zjarreve të asaj periudhe. Një pamje më e gjerë e rajonit nga lart, tregon një serie zjarresh përgjatë gjithë territorit, që lëshojnë secili shtëllunga gjigante tymi. Situata është frikësuese, sipas ekspertëve, pasi edhe në 2019-tën zjarret siberiane prodhuan një tym që shkoi shumë përtej kufijve të Rusisë.

Zjarre të fuqishme zhuritën tokën atje edhe vitin e kaluar. Siberia u pllakos nga një i nxehtë ekstrem në 2020-tën, dhe studimet lënë të kuptohet se në këtë situatë shqetësuese, ndikim dërrmues ka aktiviteti i njeriut, ndërsa moti ekstrem dhe zjarret e dhunshme pyjore sa vjen e shtohen mes përkeqësimit të krizës klimatike.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel