Këshilli i Sigurimit i OKB-së zgjat mekanizmin e ndihmave për Sirinë edhe për një vit

10/07/2021 08:15

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB) votoi për të zgjatur edhe një vit autorizimin e mekanizmit ndërkufitar për shpërndarjen e ndihmës humanitare në Siri përmes Turqisë.

Mandati i këshillit për operacionin duhej të skadonte nesër.

Vendkalimi kufitar Bab al-Hawa në Siri është rruga e vetme e mbetur ndërkufitare e furnizimit nga Turqia në territorin e fundit të Sirisë të kontrolluar nga opozita, Idlib.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se mekanizmi është “një litar shpëtimi për mbi 3,4 milion sirianë në nevojë”.

Në lidhje me votimin në Këshillin e Sigurimit, shefja e zyrës së Amnesty International në OKB, Sherine Tadros, tha se rezoluta nuk i plotëson nevojat humanitare, duke shtuar se Rusia po injoron nevojat e popullit sirian.

“Kjo rezolutë kompromisi është edhe një herë një shembull se si Rusia injoron nevojat humanitare të sirianëve dhe në vend të kësaj luan lojëra politike me jetën dhe mirëqenien e miliona njerëzve”, tha Tadros.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, përshëndeti rezolutën, duke thënë “marrëveshja humanitare që kemi arritur këtu, tekstualisht do të shpëtojë jetë njerëzish”./AA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA