Droni turk bën histori, shënon rekord të paimagjinueshëm lartësie!

10/07/2021 11:28

Droni i fundit luftarak i përparuar i Turqisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar të aviacionit, njoftoi kreu i organit më të lartë të mbrojtjes së vendit.

Mjeti luftarak pa pilot (UCAV) Akıncı fluturoi në një lartësi prej 11,594 metrash, e pohuar kjo nga Kryetari i Presidencës së Industrive të Mbrojtjes Ismail Demir. Droni qëndroi në ajër për 25 orë dhe 46 minuta gjatë provave të fluturimit në Qendrën e Trajnimit dhe Testimit të Fluturimit, Akinci në provincën Tekirdağ të Turqisë veriperëndimore.

Baykar, manjati i dronëve që prodhon Akıncın, tha në një deklaratë se UCAV u ngrit në fluturim dhe përshkoi distancën me të gjatë të regjistruar, ndërsa kaloi dhe testin e performancës në lartësi, të mbajtur në prani të delegacioneve zyrtare.

Droni përshkoi një distancë prej 7,507 kilometrash në ajër. UCAV e bëri fluturimin e tij të parë në 6 dhjetor 2019. Aktivitetet e testimit, të kryera në aeroportin Çorlu kryhen me tre prototipa të tjerë. Droni e kaloi provën e tij të parë të qitjes në fund të prillit duke përdorur municionet më të fundit inteligjente, te prodhuara brenda vendit nga kontraktori kryesor i mbrojtjes Roketsan.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA