Debat i fortë në Greqi për lirinë artistike, ndërpritet koncerti për shkak të gjuhës së këngës Më shumë se 50 persona humbën jetën nga zjarri që përfshiu një fabrikë pijesh freskuese në Bangladesh, e pjesa dërrmuese e viktimave, sipas mediave britanike, janë fëmijë.
Dhjetëra trupa të pajetë janë nxjerrë nga ndërtesa 5 katëshe, ku zjarri me vështirësi të madhe u arrit te vihej nën kontroll. Mësohet se disa nga punonjësit, edhe pse ndodheshin në kate të larta, janë hedhur nga dritaret për t`i shpëtuar vdekjes nga flaket.
Të paktën 30 persona janë lënduar, e disa prej tyre mbeten në gjendje të rëndë.
Zjarri besohet të ketë nisur nga katet e para të ndërtesës, ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë. Disa prej të mbijetuarve thanë se dera kryesore e fabrikës ishte mbyllur, duke mos i lënë atyre rrugë shpëtimi.
Tre nga viktimat vdiqën pas hedhjes prej lartësisë, ndërsa 49 të humbën jetën brenda godinës. Trupat e tyre të djegur janë nxjerrë tashmë. Zyrtarë të policisë njoftuan se mbi ngjarjen e rëndë ka nisur menjëherë një hetim.
Tre njësi policore janë angazhuar për zbardhjen e fatkeqësisë, ndërsa autoritetet këmbëngulin që personat përgjegjës të dalin përpara drejtësisë.
Top Channel