Zjarre në Shkodër e Mirditë/ Flakët të qëllimshme, arrestohet një person për zjarrvënie

09/07/2021 12:09

Prej 24 orësh një zjarr i fuqishëm ka rënë në shkurret dhe pyjet, në afërsi me pikën kufitare të Gerçanit në Bashkim të Shkodrës.

Flakët po favorizohen nga era dhe temperaturat e larta dhe situata vazhdon të përkeqësohet.

Komandanti i Repartit të Zjarrfikësve në Koplik, Besnik Hasa tha se janë dërguar në Vermosh një zjarrfikëse dhe 5 efektivë të repartit. Por, megjithatë situata sa vjen e bëhet alarmante.

Në Mirditë u arrestua një person sepse i vuri zjarrin një zone të pyllëzuar. Ai ndiqej prej disa orësh nga policia ndërsa, zjarri që shkaktoi ende vazhdon të digjet në rrethina e fshatit Simon. 66 vjecari Mark Ndreca ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së tij dhe flakët shpejt dolën jashtë kontrollit duke djegur pemët frutore të bahçes dhe më pas ka përfshirë edhe pyjet në lagjet “Laskaj”, “Hija e Laknave” dhe “Kodra e Muknezhës”. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur rreth 60 ha sipërfaqe pylli me dru lisi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA