Zjarr në një fabrikë në Bangladesh, humbin jetën 49 persona

09/07/2021 14:32

Të paktën 49 persona e kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu dje në një fabrikë ushqimesh dhe pijesh në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka.

Zyrtari i shërbimit zjarrfikës, Russel Shikder tha se shumë persona e kanë humbur jetën në zjarrin i cili shpërtheu mbrëmë në fabrikën e ushqimeve dhe pijeve të kompanisë Hashem që ndodhet në Rupganj në një prej lagjeve të kryeqytetit.

Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën të paktën 49 persona që kanë mbetur të bllokuar në fabrikën pesëkatëshe dhe se ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të gjejnë 17 trupa.

Ndërkohë ende nuk është qartësuar arsyeja e zjarrit, numri i personave që kanë mbetur të bllokuar dhe se sa persona janë të zhdukur.

Fabrikat dhe punishtet e ndërtuara në vende me infrastrukturë të pamjaftueshme

Në fabrikat dhe punishtet e ndërtuara në zonat industriale dhe ndërtesat e vjetra me infrastrukturë të pamjaftueshme në Bangladesh, kanë ndodhur shumë zjarre të cilat kanë shkaktuar vdekjen e shumë personave në të kaluarën e afërt.

Rikujtohet se në vitin 2010 në Dhaka, 123 persona humbën jetën në një zjarr që shpërtheu në një apartament ku ishin depozituar në mënyrë të paligjshme lëndë kimike.

Po ashtu edhe 112 persona humbën jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në vitin 2012 në një punishte tekstilesh në një prej lagjeve të Dhakas.

Gjithashtu edhe në zjarrin që shpërtheu në vitin 2019 në një lagje ku banesat, dyqanet dhe magazinat janë së bashku të ndërthurura humbën jetën 67 persona. Ndërsa në një zjarr tjetër në një kompleks shumëkatësh në të cilën ndodheshin punishte humbën jetën 25 persona./AA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA