2 shtetas janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë grabitur një shtëpi në Sarandë.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasve H. M., 25 vjeç, banues në Prizren dhe V. P., 57 vjeç, banues në Sarandë, si dhe u shpallen në kërkim shtetasit N. C., 26 vjeç dhe G. M., 26 vjeç, të dy banues në Gjakovë, Kosovë.
Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë vjedhur në banesën e shtetasit L. P., në lagjen nr. 1, Sarandë, një shumë të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim.
Top Channel