Vijojnë punimet në kabina, disa zona pa energji elektrike nesër në Tiranë
09/07/2021 16:51
Disa zona në Tiranë do të mbeten pa energji elektrike për shkak të investimit për mirëmbajtjen e kabinave nesër më datë 10 korrik.
Gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të kryhen punime në kabinën “Prokuroria”/ Fid L8/Nst Qendër dhe do të mbeten pa energji Blloku i pallateve 9-katëshe pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Pershendetje/Njoftim për abonentët #Tiranë
Stakim, 10 Korrik
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, nesër, 10 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të kryhen punime në kabinën “Prokuroria”/ Fid L8/Nst Qendër. Pa energji do të mbeten pjesërisht këto zona në Tiranë: Blloku i pallateve 9-katëshe pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Top Channel