Gjykata e Elbasanit ka dënuar me vetëm katër vite burg Behar Pemën, drejtuesin e automjetit i cili shtatorin e kaluar përplasi në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, një automjet ku po udhëtonin katër vajza dy prej të cilave ndërruan jetë, Lusinda Garunja dhe Zheneta Qallia.
Miranda Konica gjyqtarja e Elbasanit, e cila me kërkesë të prokurorit Binas Nina, ka dënuar të mërkurën me vetëm 4 vite burg Behar Pemën, i cili pasditen e 13 shtatorit 2020, në dalje të tunelit të Elbasanit, vrau dy vajzat Lusinda Garunja dhe Xhaneta Qallia, 19 dhe 18 vjeç, duke goditur nga pas makinën e tyre.
Behar Pema, i cili rezultoi i dehur në timon, humbi drejtimin e makinës, duke goditur makinën Volkseëagen ku u udhëtonin Lusinda Garunja, Xhaneta Qallia, Denisa Dibra Nervida Garunja, të cilat ishin nisur drejtor Korçës për të festuar ditëlindjen e Lusindës.
Nëna e njërës prej vajzave ka shkruar në një status në rrjetet sociale e bija u përplas për vdekje në ditën e saj të lindjes.
“Me 13 shtator në ditëlindjen tënde Lusi, fryma e jeta jeme, ta morën jetën padrejtësisht… në një ditë kur si çdo e rë don me e gëzu, ti me erdhe e pajete e veshun si nuse, ashtu si çdo nanë don me e pa bijen e vet, por në arkivolin e ftoftë…
E dje ty e shoqen tandë Xheni të vranë për së dyti… ia lamë në dorë drejtësisë e nuk kërkume vetëgjygjesi, e jeta dy vajzave të vdekuna dhe e dy të tjerave që shpetune nga dora e Zotit vlejti vetëm 4 vite denim për autorin…
Si mundet me ndodh e si nuk permbyset kjo botë…. Edhe sa gjamë duhet me ndodhë qe i papërgjegjshmi me marrë denimin e meritum e mos me e pesu edhe shumë familje të tjera dhimbjen tonë!!!!!”, shkruan ajo.
Top Channel