Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Shëndetësisë, doktori Genti Stroni i ftuar në emisionin Top Talk që drejtohet nga gazetari Denis Dyrnjaja ka dhënë një opinion të tij sa i përket ryshfetit të mjekëve.
Sipas tij, një pjesë e mirë e njerëzve ofrojnë, por nuk duhet që qytetarët të kenë shërbim spitalor me para.
Ai shprehet se në lidhje me arrestimin e dy mjekeve të përfshirë në korrupsion nuk ka prova të dukshme dhe prandaj mjekët kanë dalë në protestë.
“Ne si sindikatë distancohemi nga aktet që konsiderohen korruptive ligji është i qartë dhe nuk duam të biem ndesh me ligjet. Një pjesë e mirë e njerëzve ofrojnë. Kjo ka ndodhur u bë gati 10 vjet që diskutohet që a do duhet të vihet një kusht dhe kemi parë që një kusht nuk është vënë dhe ky fenomen ka rënë. Nëse dikush i kërkon një personi dhe e detyron t’i japë para në këmbim të shërbimit është një akt korruptiv. Edhe nëse dikush i jep një dhuratë është e dënueshme. Nëse do duam që ky sistem është më i miri i mundshëm do them që kemi një sistem hibrid. Njerëzit mund të shkojnë pa kesh fare, duhet të jenë pa kesh fare në shërbime spitalore”, tha mjeku.
“Nëse do diskutojmë për rastin konkret do të thosha pse ne bëjmë këtë dje dhe sot sepse ne shikojmë se nuk ka prova të dukshme ose në bazë të dokumentacionit. Thuhet se është bërë një akt korruptiv, por drejtësia nuk pati një provë konkrete. Aktualisht nuk kemi një sistem të mirëfilltë. Ne nëse pretendojmë të shkojmë në Evropë duhet të barazohemi me standardet e tyre. ky person që pretenco0n të ketë këtë lloj zanati i duhet një luftë shumë e madhe. Ai jep nga vetja shumë më tepër. Është çnjerëzore ta detyrosh tjetrin, është kriminale. një person i formuar prej shumë vitesh nuk mendoj të thotë këtë gjë. Një mjek nuk mund të jetë në të njëjtën kohë edhe kriminel. Policia është më e ashpër se ç’duhet, rikthehemi tek ligji në duart e Maliqit”, tha Stroni.
Top Channel