Shkon mbi 170 milionë numri i të shëruarve nga Covid-19

09/07/2021 03:13

Numri i personave që janë shëruar pas infektimit me COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 170 milionë. Sipas “Worldometers”, 170.102.891 persona në botë janë shëruar pas infektimit me COVID-19.

Tre vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë në të njëjtën kohë gjithashtu janë edhe vendet ku janë regjistruar më shumë persona të shëruar. Numri më i madh i personave të shëruar është regjistruar në Indi (29.843.825), SHBA (29.168.313) dhe Brazil (17.352.670).

Më pas radhiten Turqia (5.328.747), Rusia (5.121.919), Franca (5.638.432), Britania e Madhe (4.345.499), Argjentina (4.206.478), Kolumbia (4.142.384), Italia (4.096.156), Gjermania (3.631.500), Spanja (3.621.423), Irani (2.967.821), Polonia (2.652.293) dhe Ukraina (2.175.225).

Ndërkohë, në të gjithë botën aktualisht po trajtohen 11.735.143 persona të prekur nga COVID-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA