Fotoja është kaq e qartë, sa duket vërtet sikur hyu është ngritur nga fundi i detit për t`iu shfaqur njerëzve me të gjithë madhështinë e tij.
Mes dallgëve të krijuara prej stuhisë së Newhaven të Britanisë së Madhe, është parë portireri i perëndisë romake të ujit, Neptunit, thotë BBC. Ka qenë fotografi i gjigandit mediatik anglez Jeff Overs ai që ka arritur të shkrepë foton e magjishme, pikërisht në momentin kur valët u përplasën me forcë në murin e portit. Over thotë se artistët shkojnë shpesh në këtë vend për të gjetur frymëzim.
“Deti aty duket sikur zien mes fuqisë së errët dhe murit të palëkundur”, u shpreh fotografi që theksoi se mbi këtë imazh të rrallë nuk është përdorur asnjë aplikacion editimi. Edhe dallga më e vogël që shihet në foto, sipas tij, i ngjason një dore.
Overs sqaroi se fotoja është marrë në kohën kur erërat në zonë mbërrinin shpejtësinë 80km në orë, në kushtet e një batice .
Top Channel