230 mijë të vdekur nga dallgët shkatërruese/ Përkujtohen sot viktimat e cunamit në Oqeanin Indian, fotot rrëqethëse nga ngjarja që tronditi botën
26/12 13:49
Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 606.228, prej të cilëve 286 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 33.772.161, me 23.275 raste në 24 orët e fundit. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,82 milionë raste të konfirmuara dhe 63.747 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 182,8 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 157,9 milionë dozën e dytë.
Top Channel