Janë 533 stacione plazhi të vendosura në bregdetin e Shëngjinit dhe të Tales nga të cilat janë të pajisur me vrojtues të licencuar vetëm 70 prej tyre.
Robert Neçaj, zëvendës president i Federatës së vrojtuesve tregon se në krahasim me vitet e kaluara ka një rritje të numrit të të rinjve të cilët duan të punësohen dhe të shpëtojnë jetë. Megjithatë ai thekson se nuk plotësohen kapacitetet e nevojshme.
Ai tregon dhe eksperiencën e tij personale kur ka shpëtuar 3 anëtarë të një familje në një plazh pranë stacionit të tij.
Aktualisht në bregdetin e Shëngjinit vendet më të populluara janë ato ku të pranishëm janë edhe vrojtuesit, pasi përvec pushimit siguria dhe mirëqenia e tyre mbetet primare.
Në Shëngjin dhe Tale që nga fillimi i sezonit turistik tre pushues kanë humbur jetën nga mbytja në det.
Top Channel