Shqiptarët kanë nisur të planifikojnë pushimet edhe jashtë Shqipërisë, edhe pse prenotimet sipas agjencive turistikë vijojnë të jenë më të pakta se para pandemisë së covid 19.
“Dëshira është e madhe, kërkesa ka pafund pasi njerëzit janë lodhur nga izolimi e janë të etur për pushime por ama rezervimet janë të pakta pasi çmimet janë rritur. Dy janë destinacionet më të preferuara të shqiptarëve GREQIA dhe Turqia”.
Udhëtimet jashtë kufijve shqiptarë tashmë janë të lejuara, por kostot janë shtuar. Veç testit serologjik apo tamponit që duhet të paguash edhe paketat turistike këtë sezon veror kushtojnë më shtrenjtë.
“Biletat janë dyfishuar dhe trefishuar pasi kanë pasur humbje shumë”
Por jo vetëm prej cmimeve por edhe pasi ndihen ende të pasigurt , pjesa më e madhe e shqiptarëve do të pushojnë në vendin e tyre.
Ndërsa ka edhe familje shqiptare që virusi i ka prekur shumë nga ana financiare dhe nuk kanë mundësi të bëjnë pushime, edhe pse dëshira është e madhe për to.
Top Channel