Priten reshje shiu, jo në bregdet/ Fundjava sjell rënie me 3-4 gradë të temperaturave

09/07/2021 12:24

Sot është një ditë përvëluese, por në bazë të parashikimeve të ‘Metoalb’ duket se po afrohet shiu!

Dita e sotme do të vijojë me temperatura të larta, pavarësisht se do të ketë një rifreskim të lehtë gjatë pasdites, ku do të shënohet një ulje me 1 ose 2 gradë.

Gjatë ditës së sotme termometri do të mbetet sërish 39 gradë.

Fundjava do të sjelli rënie të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që termometri gjatë fundjavës të shkojë jo më shumë se 35 gradë celsius.

Kjo rënie temperaturash do të vijë si pasojë e prezencës së shirave dhe rrebesheve afatshkurtër, ndërsa vetëm në vijën bregdetare do të shënohen reshje të pakta.

Të dielën po ashtu do të ketë rënie temperaturash, ndërsa fillimi i javës që do të pasojë do të kthehet sërish moti i kthjellët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA