Këtu jemi në Orikum. Shumë pranë kësaj zonë turistike hidhen mbetjet urbane. Afërsisht në këtë landfill ilegal gjatë sezonit të verës depozitohen 70 ton mbetje në ditë.
Kjo katastrofë mjedisore që vazhdon prej gati 20 vitesh , sipas kreut të Njësisë Administrative të Orikum Selim Haskoçela do të marrë fund me ngrijen e landfillit modern në Sherishtë të Vlorës.
Selim Haskoçela, Kreu i Njësisë Administrative të Orikum” : Problematike jo në tërheqjen e mbeturinave. Problematike paraqitet situata në përpunimin e mbetjeve dhe në landfillin që është krijuar prej vitesh, më shumë se 20 vjet. Është zgjedhur një pikë e gabuar pasi është afër qytetit dhe bytpassit. Era e keqe e mbeturinave tani në pikun e sezonit është shumë problematike për qytetarët të cilët ankohen me të drejtë. ”
Prej gati dy dekadash mbetjet urbane në këtë venddepozitim hidhen pa pas një leje mjedisore.
Edhe pse ministria e mjedisit ka kërkuar mbylljen e këtij landfilli, kjo kërkesa nuk ka ndryshuar asgjë. Tonelat e plehrave shkarkohen në çdo ditë të vitit, të gjitha bashkë pa u diferencuar.
Top Channel