Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka këshilluar të gjithë qytetarët që të informohen në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme për protokollin e shteteve nëse duan të lëvizin jashtë vendit.
Sipas saj, prej datës 13 korrik qytetarët shqiptarë, veçanërisht banorët e Ersekës dhe Përmetit do të mund të lëvizin më lehtësisht drejt Greqisë, ndërsa pika doganore e Tre Urave, do të hapet prej së martës e në vijim, nga ora 08:00 deri në ora 20:00, kurse pika doganore e Qaf Botës do të funksionojë 24 orë dhe pa asnjë kufizim të numrit të udhëtarëve.
“Prej datës 13 korrik qytetarët shqiptarë, veçanërisht banorët e Ersekës dhe Përmetit do të mund të lëvizin më lehtësisht drejt Greqisë. Pika doganore e Tre Urave, do të hapet prej së martës e në vijim, nga ora 08:00 deri në ora 20:00. Pika doganore e Qaf Botës do të funksionojë 24 orë dhe pa asnjë kufizim të numrit të udhëtarëve. Që prej ditës së sotme, në këtë doganë do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, fugonëve të mallrave, si dhe dhe autobusëve. KUJDES! Përpara se të lëvizni drejt Greqisë dhe vendeve të tjera në BE apo jashtë saj, informohuni për protokollin, përmes adresës zyrtare të MEPJ: https://punetejashtme.gov.al/al/informacion-mbi-levizjen-e-shtetasve-shqiptare-ne-shtetet-e-huaja?fbclid=IwAR1ac2RCRKV-fXM6JlteomwSXSxqiBb1NpsUziGXOjq8zT73qt9YW4VRAuw”, shkruan Xhaçka.
Top Channel