Osmani paralajmëron Serbinë: “Po u afruat, ju pret ushtria e SHBA”, reagon Beogradi!

09/07/2021 16:09

Në një intervistë për nje media kroate, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se nëse ushtria serbe tenton të kalojë kufirin me Kosovën, atëherë do ta presin ushtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe anëtarë të tjerë të NATO-s.

“Është e qartë se ushtria serbe e sheh Rusinë si aleatin e saj kryesor për sa i përket bashkëpunimit ushtarak, por edhe të politikës së asaj ekonomie. Ata e tregojnë kete hapur. Ndërsa vendet në rajon, të tilla si ne ose Kroacia, zhvilluan stërvitjen “Defender Europe 21” së bashku me NATO dhe Shtetet e Bashkuara, Serbia organizoi stërvitje ushtarake me Rusinë në të njëjtën kohë. Nuk jam e sigurtë se cfarë u shkon në mendje kur bëhet fjalë për retorikën që përdorin, por një gjë e di mirë: se po kaluan kufirin, do ti presin trupat amerikane e ato të Natos. Ne nuk jemi vetëm dhe Serbia e di mirë këtë!”, deklaroi Osmani.

Ministri serb i mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç ka reaguar pas këtij pohimi te saj duke thënë se mes Kosovës dhe Serbisë nuk ekziston vija kufitare. “Ka vetëm një vijë administrative me provincën tonë jugore, e ky përbën një ndryshim të madh”, është shprehur ai, duke shtuar se është e kuptueshme përse kjo po bëhet kaq e madhe: arsyeja, sipas ministrit, është se ushtria serbe po forcohet dita-ditës.

Top Channel