Operacioni ‘Bregdeti ynë’, nën hetim 44-vjeçari. Arrestohen edhe 2 persona të tjerë në Vlorë

09/07/2021 10:49

Në kuadër të operacionit ‘Bregdeti ynë”, policia ka vënë nën hetim një tjetër shkelës të ligjit.

Shtetasi D.K., u procedua penalisht pasi gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Zvërnecit, në Vlorë, u konstatua se kishte zënë hapësirën publike duke vendosur 90 shezlongë dhe 45 çadra, pa leje.

“Gjatë ditës së djeshme, në vijim të fazës së dytë të operacionit “Bregdeti ynë”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht shtetasi D. K., 44 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Zvërnecit, Vlorë, u konstatua se ky shtetas kishte zënë hapësirën publike duke vendosur 90 shezlongë dhe 45 çadra pa lejen e organeve kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-G. F., 34 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

-A. I., 59 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA