Qarkullimi i trageteve nga Korfuzi në Sarandë pritet të zhbllokohet që prej pasdites së sotme, pasi është konfirmuar zyrtarisht rifillimi i lëvizjes me portin e Sarandës.
Prej ditës së martë do të hyjë në funksion edhe një traget i dytë me shpejtësi të lartë.
Ritmi ditor gjithsesi mbetet i ulët, ndërkohë që përmirësim i situatës javën e ardhshme kur do të mundësohet mbërritja në mëngjes nga Korfuzi dhe kthimi në darkë. Ky lloj itinerar lëvizjeje ka qenë ritmi tipik deri vitin e kaluar.
Pasagjerët dhe vizitorët që zgjedhin linjat vajte-ardhje mbajnë 95% të peshës së fluksit përgjatë muajve të verës.
Aktualisht tragetet lëvizin me 40-50 udhëtarë në ditë edhe për shkak se deri ta ishte e pamundur të udhëtohej nga Korfuzi drejt Sarandës.
Prej ditësh, qytetarët që kishin prerë bileta për të udhëtuar me këto tragete, ankohen se kanë mbetur ën Korfuz, pasi nuk ka asnjë traget që niset drejt Sarandës.
Top Channel