Në Greqi, infektime nën 25 vjeç/ Shtohen rastet, zyrtarët: Vaksinohu urgjentisht!

09/07/2021 12:22

Per here te pare pas shume muajsh Greqia ka regjistruar orët e fundit me shume se 2000 raste me koronavirus, pas tre ditësh rritjesh te ndjeshme te te prekurve, sidomos ne Athine dhe ne Kretë.

Sipas specialisteve behet fjale per te prekur nen moshën 25 vjeç, fenomen qe ka sjelle një rritje te lehte te shtrimeve ne spitale, ndërkohe qe ka rene numri i personave te intubuar.

Komisioni i epidemiologeve ka bere thirrje edhe njëherë se vaksinimi është mënyra e vetme per te shmangur përhapjen variantit te rrezikshëm Delta te koronavirusit qe brenda një jave solli një rritje 170% te rasteve. Ministri i Shëndetësisë e quajtur vaksinimin detyre patriotike ne mënyre qe te rikthehet normaliteti, vendi te gëzoje zhvillimin e turizmit dhe qytetaret te jene te lire, ndërsa zëdhënësja e kabinetit Mitsotakis ka bere thirrje edhe njëherë per përshpejtim te procesit.

Aristotelia Peloni: Zgjidhja e vetme, sidoqoftë, mbetet vaksinimi. Dhe kjo zgjidhje bëhet edhe më e domosdoshme, pasi varianti “Delta” qe ka hyre tashme ne vendin tone dhe pritet të mbizotërojë në të ardhmen, është 100% më infektues se varianti fillestar i virusit dhe 60% më i transmetueshem se ai britanik.

Deri me sot ne Greqi 5.2 milion qytetare kane marre dozën e pare te vaksinës, ndërsa 4.2 milion kane përfunduar procesin, një shifër e ulet ne krahasim me shtetet e tjera te BE, pasi dy muajt e fundit vaksinimi ne vend gjen kundërshtime te një pjese te konsiderueshme te popullsisë dhe është vene re se ka një rritje te personave mbi 65 vjeç qe nuk janë vaksinuar.

Ndërkohe, ne mbrëmjen e se enjtes komisioni i pandemisë ka vendosur qe te rriten masat ne vendet e argëtimit dhe ne bare te rinjtë te mos lejohen te jene ne këmbe. Është theksuar edhe njëherë mbajtja e detyrueshme e maskës ne ambientet e mbyllura, apo ne vendet ku ka grumbullim njerëzish si koncerte, stadiume, teatro etj.

Gjithashtu janë shpallur një sere gjobash per restorantet qe nuk respektojnë rregullat, ndërsa javën tjetër pritet qe vaksinimi te behet i detyrueshëm per një pjese te te punësuarve ne sektorin shtetëror apo ate privat, sidomos sa i përket personelit spitalor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA