Muzika të jetë deri në mesnatë/ Kërkesa e bizneseve në qytetin e Vlorës, janë edhe kundër protokollit për kapacitet 30%
09/07/2021 15:24
Përfaqësuesit e bizneseve në Vlorë kërkojnë zgjatjen e fashës orare kur lejohet muzika, nga ora 22 deri në 24. shqetësimet e tyre ia paraqitën prefektit të Vlorës në një takim nga ku dolën me përgjigje negative.
(qesharake fakti që nuk lejohet muzika përtej orës 22 kur në Tiranë dhe madje në Vlorë me qindra veta çdo ditë shikojnë ndeshjen deri në 23:30.)
Përfaqësuesit e bizneseve në Vlorë janë edhe kundër protokollit të ISHP që përcakton kapacitet te reduktuar deri në 30% të cilin sot gjatë takimit ua kujtoi prefekti Flamur Mamaj.
Top Channel