Në datën 27 korrik kreu i partisë Republikane, Fatmir Mediu do të dalë para Gjykatës për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) për çështjen ‘Gërdeci’.

Seanca për Fatmir Mediun në GJKKO do të zhvillohet në dhomën e këshillimit.

Ishte SPAK që kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur me argumentin se ai nuk ka imunitet dhe mund të përballet me drejtësinë.

Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA