Maqedoni e Veriut, 10 raste të reja dhe 1 viktimë nga COVID-19
09/07/2021 21:20
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar dhjetë raste të tjera dhe një viktimë nga COVID-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rritur në 155.770, ndërsa numri i vdekjeve në 5.487.
Gjatë ditës së fundit pesë pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 150.123 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 903.125 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.960 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 160.
Top Channel