Kina është duke zhvilluar një armë sekrete, një dron nënujor i cili mund të gjurmojë e shkatërrojë cdo nëndetëse armike pa ndërhyrjen e njeriut.
Roboti sulmues është testuar për herë të parë në ngushticën e Tajvanit përpara një dekade, por lajmi bëhet i ditur vetëm tani, kur duket se arma është gati. Projekti për krijimin e këtij droni u financua nga Partia Çlirimtare e Popullit dhe daton që në 1990-tën. Ai thuhet se arrin ta gjurmojë vetë një nëndetëse, të identifikojë origjinën e saj e më pas të lëshojë silurët.
Mjeti mbështetet krejtësisht tek inteligjenca artificiale, e nuk ka nevojë për udhëzimet e një operatori. Disa detaje të projektit, që nuk përbën me tani sekret shtetëror, u publikuan së fundi në një revistë akademike. Droni është programuar të ndjekë një kurs të paracaktuar nën sipërfaqen e ujit. Kur hidrolokatori i tij pikas mjetin tjetër, droni ndryshon automatikisht kurs dhe i drejtohet shënjestrës, duke përdorur sensorët në bord teksa grumbullon të dhënat që analizohen nga kompjuteri i tij. Më tej, hap zjarr në mënyrë të pavarur.
Profesor Liang Guolong, që drejtoi ekipin krijues, thotë se nevojat që burojnë prej luftës së ardhshme nënujore bëhen shkas për mundësi të reja zhvillimi të platformave pa pilotë. Vëzhguesit thonë se nuk është rastësi që ky projekt bëhet public tani, kur tensionet me Tajvanin janë përshkallëzuar ndjeshëm. Sipas tyre ai i dërgon një sinjale dhe Shteteve te Bashkuara e aleatëve se po të mbrojnë ishullin në një konflikt të mundshëm, do të përballen me rreziqe të mëdha.
Top Channel