Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi ka kanosur me armë zjarri një person.
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, menjëherë pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, shtetasi L. B., pas një konflikti për motive të dobëta, po kanoste me armë zjarri shtetasin R. H., menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë kapur shtetasin L. B”, njofton policia.
Por autoritet njoftojnë se pas veprimeve hetimore rezultoi se arma ishte sportive, ndërsa i arrestuari ishte dënuar në vitin 2019, për armëmbajtje pa leje.
Po ashtu ai ishte me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe u procedua penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Top Channel