Kaluan disa ditë në birucat e policisë, gjykata liron dy shqiptarët në Selanik

09/07/2021 12:55
Foto ilustruese

Një tjetër gafë që tregon jo vetëm pa aftësinë,por edhe  paragjykimin e autoriteteve greke ndaj shqiptarëve, është shënuar këtë herë në Selanik të Greqisë.

Gjatë një operacioni të zhvilluar prej agjentëve të forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe sektorit të Z( skuadra e motoçikletave të policisë) në datën 5 korrik të këtij viti,janë arrestuar dy shtetas shqiptarë, 38 dhe 44 vjeç.

Sipas policisë helene,dy të arrestuarve,iu sekuestrua sasia prej 122 gramë kokainë,dhe shumë prej 2900 euro kash dhe një autoveturë, që sipas njoftimit të policisë,ishin përfituar  prej trafikut të lëndëve narkotike.

Në pamje dukej një operacion rutinë i suksesshëm i policisë Greke,por e vërteta ishte krejt ndryshe.

Sipas mediave të kryeqendrës së veriut të Greqisë, autoritet lokale u detyruan të kërkojnë ndjesë prej dy shtetasve shqiptarë,pasi lënda e dyshuar si narkotike,nuk ishte asgjë tjetër veç allçisë,që dy shqiptarët e kishin marrë në qeskë për të bërë riparime te vogla në banesën e njërit prej tyre.

Edhe pse insistonin se qeska që iu gjet atyre në automjet  nuk ishte kokainë, madje as kishte lidhje me lëndën narkotike ,sërish agjentët e anti-drogës i shoqëruan me pranga dhe me sirena alarmi,njësoj sikur bëhej fjalë për trafikantë të vërtetë droge.

U desh dërgimi i pluhurit në laboratorët e institutit të englimatologjisë së Athinës,për të konfirmuar se dy shtetasit Shqiptarë nuk kishin lidhje me drogën.

Situata u bë edhe më qesharake,pasi të dy u dërguan në gjykatë për masën e ndalimit në flagrancë ,ku fillimisht gjykata kërkoi mbajtjen e tyre  në burg nën akuzën e trafikut të drogës.  Ata deklaruan se lënda nuk ishte drogë,madje prokuroria tha se nuk ishte nevoja për analizë urgjente pasi nuk besonte se dy të ndaluarit thonin të vërtetën,por ka qenë gjykatësi i çështjes që urdhëroi analizimin urgjent të lëndës dhe sapo analiza doli negative,po i njëjti gjykatës urdhëroi jo vetëm lirimin tyre,por edhe urdhëroi policinë të kërkojë ndjesë publike për rastin.

Ndonëse të dy shtetasit shqiptarë u konsideruan me fat që mundën të gjejnë drejtësi brenda pak ditësh,ngjarja nxjerr në pah paragjykimet e shpeshta që iu bëhen emigrantëve shqiptarë prej autoriteteve greke. Madje shpesh janë raportuar raste se shtetas shqiptarë kanë kryer dënime disa vjeçare për akuza të cilat askush nuk ka marrë mundimin të verifikojë ose të hetojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA