Ashtu sic pritej, duke filluar nga data 19 korrik, te gjithë ata britanik qe do te kenë bere te dyja dozat e vaksinave anti-covid, si dhe te gjithë femijet nuk do karantinohen me, ne kthimin nga vizitat apo pushimet ne vendet e listës se verdhe ose me rrezikshmëri mesatare te përhapjes se sëmundjes, ku deri me tani kane qene te përfshira te gjitha vendet e kontinentit evropian, përfshi edhe Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë.
Por ndryshe nga cfare pritej, ne kthim ata do vazhdojnë te bejne një tampon PCR para ose ne ditën e dyte te rikthimit ne Britani, si dhe tamponin 72 orësh para nisjes drejt Britanisë. Dallimi është se nuk do ketë tampon ne ditën e tete dhe nuk do karantinohen per dhjete dite si deri me tani edhe fëmijët 18 vjeçe e poshtë.
Nga dje Britania ka hequr keshillen per mos udhëtimin ne këto vende evropiane. Ndërkohe, femijet e moshes 5 deri 10 vjeçe do duhet te bëjnë tamponin vetëm ditën e dyte te mbërritjes dhe si deri me sot femijet poshtë moshes 4 vjecare janë te përjashtuar nga keto testime.
Sipas Ministrit britanik te Transportit kur flitet per ata qe kane bere te dyja vaksinat nënkuptohet te gjithë ta qe kane bere dozen e dyte dhe kur kane kaluar 14 dite nga bërja e dozes se dyte.
Kjo mase do e hap Britaninë ndaj destinacioneve kryesore turiste, si Franca Spanja, Portugalia, Italia e kështu me radhe. Vetem disa ore pas njoftimit pronotimet per fluturime u rriten me 400 per qind. Ky njoftim padyshim është nje lajm i mire per shume familje shqiptare qe jetojnë ne Britani, qe do duan te pushojnë ne atdhe apo gjetke, pasi te paktën shmanget karantinimi per dhjete dite plus pas një ose disa jave pushimesh verore.
Top Channel