Çdo minutë, 11 njerëz vdesin nga uria në botë!

09/07/2021 17:32

Organizata ndërkombëtare “Oxfam” deklaron se çdo minutë, 11 njerëz vdesin nga uria në botë.

Oxfam është organizatë që merret me luftimin e varfërisë dhe të premten publikoi raportin “Shumëfishohet virusi i urisë”.

Organizata tha se numri i njerëzve që përballen me kushte jetese të urisë është rritur për gjashtë herë gjatë vitit të fundit.

Sipas, Oxfam, numri i të vdekurve nga uria tejkalon shifrën prej shtatë personash, sa vdesin në minutë nga sëmundja COVID-19.

Të dhënat janë shokuese. Këto nuk janë vetëm statistika, pasi bëhet fjalë për njerëz që përballen me vuajtje të paimagjinueshme”, u shpreh udhëheqësja e Oxfam America, Abby Maxman.

Organizata bëri të ditur se rreth 155 milionë njerëz në të gjithë botën aktualisht jetojnë me pasiguri për qasje në ushqim. Shifra shënon një ngritje prej 20 milionësh krahasuar me vitin e kaluar.

Rreth dy të tretat e tyre përballen me uri, sepse vendi i tyre është në konflikt ushtarak.

Në shumë vende, në vend që të luftohet pandemia, palët në konflikt luftuan me njëra-tjetrën, duke u dhënë kështu goditjen e fundit miliona njerëzve të përballur me krizën ekonomike dhe katastrofat klimatike“, shton organizata./ Radio Evropa e Lirë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA